Jess Kadiu thotë se s’është ajo “Ana” që e prishi martesën e Norës me Robertin - Gazeta Express
string(75) "jess-kadiu-thote-se-seshte-ajo-ana-qe-e-prishi-martesen-e-nores-me-robertin"

Jess Kadiu thotë se s’është ajo “Ana” që e prishi martesën e Norës me Robertin

Gazeta Express

25/02/2020 22:52

Jessica Kadiu ka pranuar se ka qenë në lidhje dashurie me Robert Berishën, por që tanimë dyshja nuk janë më bashkë.

Modelja e cila jeton në Amerikë është shprehur se shpreson që një ditë të rikthehet sërish me Robertin.

Lexo Edhe:

Por, tani ajo ka bërë edhe një reagim tjetër duke sqaruar se ajo nuk shkatërroi martesën e tij me Nora Istrefin.

“Unë dua të sqarojë diçka para se të më gjykojnë: Unë nuk kam shkatërruar martesën. Nuk kam prishur një familje. Lidhja ime me Robert Berishën ka filluar kohë pas më vonë, pasi ai dhe ish bashkëshortja e tij i kishin dhënë fund martesës. Unë jam rritur nga një familje e mirë që ka moral dhe respekt dhe më ka mësuar mua të mirën dhe të keqen. Kështu që para se të gjithë ju të gjykoni, kujtoni se kjo është e gjithë situata, edhe pse ndoshta asnjë nga ju nuk do të kuptojë dhe kjo është në rregull , por do doja t’ju thoja që të mendoni para se të flisni dhe të bëni akuza falco”, ka shkruar Jessica Kadiu.