Jericho sjell “Ali Pasha i Janinës” version rok - Gazeta Express
string(45) "jericho-sjell-ali-pasha-i-janines-version-rok"

Jericho sjell “Ali Pasha i Janinës” version rok

Muzike

Gazeta Express

29/06/2023 23:34

Rok grupi kosovar ka lansuar sonte këngën e tyre të re “Ali Pasha i Janinës”

Një këngë e vjetër e jugut për liderin e shekullit 18 të Shqipërisë së Jugut është rikthyer në një version modern me muzikë rok nga grupi Jericho.

Petrit Çarkaxhiu që kohëve të fundit më shumë ka lansuar këngë solo, madje ai mori pjesë edhe në festivalin e këngës në RTSH, duket së i është kthyer përsëri grupit të tij.

Projekti i ri e tregon këtë ku përpos Petritit në kitarë luan Leonard Canhasi kurse në baskitarë Edmond Gjinolli.

Në bateri shfaqet Visar Rexha kurse në klarinet Telando Feto. /GazetaExpress/