Javë vendimtare për "play-off" në NBA - Gazeta Express
string(35) "jave-vendimtare-per-play-off-ne-nba"

Javë vendimtare për “play-off” në NBA

Basketboll

Gazeta Express

09/04/2024 11:32

Sezoni i rregullt në NBA po shkon drejt fundit, teksa do të luhet edhe përgjatë kësaj jave para se të vendoset fati i skuadrave që do të vazhdojnë në fazën “play off”.

Boston Celtics e ka siguruar edhe matematikisht vendin e parë në Konferencën e Lindjes dhe të drejtën e zhvillimit të më shumë ndeshjeve në fushën e tij.

Lexo Edhe:

Ndërsa në Perëndim gjithçka është ende e hapur, me tri skuadra që ndahen nga një fitore mes tyre.

Po ashtu, pesë ekipe luftojnë për vendin e gjashtë dhe të fundit që të kualifikon mes gjashtë më të mirave.

Siç dihet, gjashtë skuadrat e para shkojnë direkt në çerekfinalet e “play off”-it, në të dy Konferencat.

Ndërsa ekipet e klasifikuara në vendet 7-10 do të luajnë në “play in” për të siguruar dy biletat e fundit në secilën Konferencë.

Në të dyja Konferencat janë zyrtarizuar edhe skuadrat që i kanë thënë lamtumirë turneut.

Në Konferencën e Lindjes, ekipet e Brooklyn Nets, Washington Wizards e Detroit Pistons janë eliminuar.

Ndërsa në Perëndim, ekipet që i kanë thënë “lamtumirë” fazës “play off” janë Houston Rockets, Utah Jazz, Memphis Grizzlies, Portland Trail Blazers e San Antonio Spurs.

Faza “play in” do të luhet në datat 16-19 prill./Gazeta Express