Java e 25-të, zhvillohet "El Clasico" e basketbollit kosovar - Gazeta Express
string(57) "java-e-25-te-zhvillohet-el-clasico-e-basketbollit-kosovar"

Java e 25-të, zhvillohet “El Clasico” e basketbollit kosovar

Basketboll

Gazeta Express

10/03/2023 12:20

Në fundjavë zhvillohet java e 25-të e Superligës në basketboll. Në fakt, tri ndeshje luhen në fundjavë, derisa xhiroja mbyllet të martën.

Të shtunën dy takime, të dielën një, e të martën një janë në program.

Lexo Edhe:

Java hapet të shtunën me sfidën mes Pejës e Vëllaznimit nga ora 17:00.

Pejanët hyjnë në këtë ballafaqim me seri prej katër fitoreve radhazi, derisa Vëllaznimi nuk di për fitore tash e katër ndeshje.

Verdh e zinjtë janë të tretit në klasifikim me 41 pikë, dy pikë larg liderit, kurse gjakovarët janë të gjashtit me 32 sosh.

Të shtunën luajnë edhe Rahoveci e Bashkimi, nga ora 19:00. Bashkimi hyn në këtë ndeshje me motiv të lartë, pasi fitoi derbin prizrenas, derisa vreshtarët u mposhtën nga Trepça.

Sa i përket renditjes, Rahoveci e mbyll atë, kurse Bashkimi është në top pesëshe.

Të dielën nga ora 19:00, Golden Eagle Ylli e pret Ponte Prizrenin. Që të dy skuadrat humbën xhiron e kaluar dhe kërkojnë të rikthehen tek pikët e plota.

Kampionët në fuqi janë në një mini krizë, pasi u mposhtën thellë nga Sigal Prishtina e Peja. Kurse, Ponte ka pesë humbje radhazi.

Përkundër rezultateve të dobëta dy javët e fundit, Ylli është i dyti në tabelë dhe ka vetëm një pikë më pak se lideri.

Prizrenasit ndërkohë janë në zonën e kuqe, e shohin veten të parafundit.

Të martën zhvillohet “El Classico” i basketbollit kosovar. Në kryeqytet, Sigal Prishtina e pret Trepçën.

Sigali paraqitet si lider i tabelës, derisa xehetarët nga vendi i katërt. Dallimi mes tyre është tre pikë.

Kryeqytetasit kanë dy fitore rresht, derisa mitrovicasit nuk dinë për humbje tash e gjashtë xhiro, që nga ardhja e trajnerit të ri.

Në duelet direkte, fitimtare del të jetë Sigal Prishtina, që ka dy, karshi një të Trepçës.