Januzaj: “Ronaldo është lojtari më i mirë, por Pogba është i preferuari im” - Gazeta Express
string(71) "januzaj-ronaldo-eshte-lojtari-me-i-mire-por-pogba-eshte-i-preferuari-im"

Gazeta Express

02/04/2020 23:12

Januzaj: “Ronaldo është lojtari më i mirë, por Pogba është i preferuari im”

Gazeta Express

02/04/2020 23:12

Januzaj thotë se Ronaldo është më i miri, por preferon Pogbën.

Adnan Januzaj u pa si një talent i shkëlqyer në Manchester United.

Lexo Edhe:

Sidoqoftë, ai s’mundi të depërtojë te “Djajtë e Kuq”, edhe pse bëri disa paraqitje fantastike me ekipin e parë dhe kështu, anësori shqiptar u transferua në Spanjë te Real Sociedad.

Në një intervistë për AS, ai ka folur për tema të ndryshme, po ashtu lojtarin më të mirë në botë.

Januzaj flet për klubet e tij të preferuar. “Manchester United është klubi im i preferuar pas Real Madrid”.

Cristiano Ronaldo për të është gjithashtu një shembull i shkëlqyeshëm, ndërsa injoron Lionel Messin.

“Cristiano Ronaldo është lojtari më i mirë për mua, por i preferuari im është Paul Pogba. Kam luajtur dhe jam rritur me të”, deklaroi ai.

Që nga viti 2017, Januzaj ka bërë 82 paraqitje për Sociedadin, ka shënuar 12 gola. /Gazeta Express/