James në histori të NBA, renditet i treti...! - Gazeta Express
string(40) "james-ne-histori-te-nba-renditet-i-treti"

Basketboll

Gazeta Express

19/02/2021 8:50

James në histori të NBA, renditet i treti…!

Basketboll

Gazeta Express

19/02/2021 8:50

Tjetër natë magjike për LeBron James në NBA.

Basketbollisti amerikan, që tashmë ka renditur veten në mesin e më të mirëve në histori në këtë sport, realizoi 32 pikë, bëri 8 kërcime dhe 7 asistime në humbjes Los Angeles Lakers 98-109 nga Brooklyn Nets.

Lexo Edhe:

Sido që të jetë, në aspektin personal, LeBron bëri një arritje të jashtëzakonshme.

Këto 32 pikë mjaftuan që ai të shkojë në kuotën e 35 mijë pikëve në karrierë, duke u bërë vetëm basketbollisti i tretë në histori që e kalon këtë shifër.

Kareem Abdul-Jabbar është i pari me 38.387 pikë dhe i dyti Karl Malone me 36.928. /Gazeta Express/