“Jam i lumtur të ju njoftoj se jam shëruar nga COVID-19” - Gazeta Express
string(54) "jam-i-lumtur-te-ju-njoftoj-se-jam-sheruar-nga-covid-19"

Gazeta Express

17/04/2020 22:23

“Jam i lumtur të ju njoftoj se jam shëruar nga COVID-19”

Gazeta Express

17/04/2020 22:23

Mauro Lovisa e ka mundur koronavirusin

Përmes faqes zyrtare të klubit që ai ka në pronësi, Pordenones, presidenti Mauro Lovisa, ka konfirmuar se është shëruar nga COVID-19.

Pas testeve të bëra, ai ka rezultuar negativ, duke mposhtur betejën me virusin që po merr mijëra jetë nëpër botë.

“Jam i lumtur të ju njoftoj se jam shëruar nga COVID-19. Është një moment që dua ta ndaj me familjarët e mi dhe të gjithë njerëzit që më kanë dërguar mesazhe”.

“Falënderoj në mënyrë të veçantë stafin mjekësor që më qëndroi pranë dhe më mbajti gjatë gjithë kohës nën vëzhgim. U jap kurajo dhe të gjithë atyre që po luftojnë me këtë sëmundje”, tha ai për sajtin e klubit.

Italia është një ndër vendet më të prekura në botë nga COVID-19, me mbi 20 mijë të vdekur. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement