Jake Paul flet për goditjen brutale nga Joshua: Me dukej sikur kisha një top bejsbolli - Gazeta Express
string(85) "jake-paul-flet-per-goditjen-brutale-nga-joshua-me-dukej-sikur-kisha-nje-top-bejsbolli"

Sport

Gazeta Express

24/12/2025 14:29

Jake Paul flet për goditjen brutale nga Joshua: Me dukej sikur kisha një top bejsbolli

Sport

Gazeta Express

24/12/2025 14:29

Jake Paul është prononcuar pas humbjes së rëndë nga Joshua në meçin e boksit mes tyre.

Në një paraqitje të shkurtër në podkastin e vëllait të tij Logan, të regjistruar një ditë pas ndeshjes, Paul përshkroi gjashtë raundet në ring me boksierin britanik të peshave të rënda që e lanë me lëndime serioze.

Ai theu nofullën në dy vende dhe iu desh t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale për të futur katër pllaka metalike, dhe më parë u kishte zbuluar fansave se kishte humbur edhe disa dhëmbë si pasojë e procedurës.

Ndjehem sikur kisha një top bejsbolli aty brenda. Ishte shumë e vështirë,”, tha Paul, duke përshkruar ndjesinë në nofullën e tij të thyer.

Advertisement
Advertisement
Advertisement