Ujdia SHBA-Ukrainë për armëpushim, Kremlini po pret informacione nga Uashingtoni - Gazeta Express
string(79) "ujdia-shba-ukraine-per-armepushim-kremlini-po-pret-informacione-nga-uashingtoni"

Lajme

Gazeta Express

12/03/2025 11:55

Ujdia SHBA-Ukrainë për armëpushim, Kremlini po pret informacione nga Uashingtoni

Lajme

Gazeta Express

12/03/2025 11:55

Kremlini tha se po pret që SHBA ta informojë atë mbi propozimet e diskutuara me Ukrainën të martën.

“Ne supozojmë se sekretari i shtetit [Marco] Rubio dhe këshilltari [i sigurisë kombëtare] [Michael] Waltz përmes kanaleve të ndryshme në ditët në vijim do të na informojnë mbi negociatat që u zhvilluan dhe mirëkuptimet e arritura”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, duke shtuar se Moska nuk përjashton një telefonatë “të nivelit të lartë” me SHBA-në.

Ai tha gjithashtu se ushtria ruse po bënte përparim në përpjekjen e saj për të dëbuar trupat ukrainase nga rajoni kufitar Kursk, raportoi Reuters.

“Informacioni i dhënë nga ushtria jonë tregon se trupat tona po përparojnë me sukses në rajonin e Kurskut, duke çliruar zonat që ishin nën kontrollin e militantëve. Dinamika është e mirë,” u tha Peskov gazetarëve./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement