Pas ndarjes nga jeta të stilistit legjendar Giorgio Armani në moshën 91-vjeçare, perandoria e tij shumëdimensionale në modë, dizajn dhe biznes nuk do të mbetet pa drejtim. Sipas një plani të hartuar që në vitin 2016, e gjithë trashëgimia e tij nga markat prestigjioze të modës deri te restorantet dhe asetet e tjera do të kalojë nën administrimin e Fondacionit Giorgio Armani.
Ky fondacion do të udhëhiqet nga figura të afërta dhe të besuara të stilistit, përfshirë Pantaleo Dell’Orco, bashkëpunëtorin e tij më të ngushtë për dekada me radhë, dhe Irving Bellotti, CEO i Rothschild Italy, të cilët kanë ndihmuar në strukturimin dhe mbikëqyrjen e planit të tranzicionit.

Për të garantuar vazhdimësinë e vizionit të themeluesit, nipi i tij, Luca Camerana, pritet të marrë drejtimin e përgjithshëm të markës dhe projekteve, duke ndjekur frymën krijuese dhe filozofinë e Armanit thjeshtësi elegante, liri personale dhe finesë e përjetshme.

Fondacioni do të mbikëqyrë të gjitha degët e markës: koleksionet e modës, parfumet, aksesorët, restorantet dhe projektet kulturore, duke ruajtur autenticitetin dhe ndikimin global të emrit Armani për brezat që do të vijnë.
Reisebüro Prishtina vazhdon të ofrojë fluturime të rregullta drejt destinacioneve kryesore evropiane. Fluturimet në linjën Berlin – Prishtinë, si...