Mësohet se dy persona janë në rrezik për jetën, pasi po bënin sërf dhe kanë mbetur në mes të detit, pas një aventure ditën e sotme.
Sërfistet jane 1 km në brendësi të detit.
Policia me mjete lundruese po shkon drejt tyre per t’i shpëtuar.
Rrjedha e fortë i ka çuar drejt grykëderdhjes së lumit Seman.
Burimet bëjnë me dije se vëllezërit S.S, 38 vjeç dhe E.S, 28 vjeç janë shpëtuar nga policia dhe janë nisur në spitalin e Fierit dhe janë mirë nga ana shëndetësore.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Fier
Informacion paraprak
Sot rreth orës 16:20, njoftohemi se dy shtetas duke bërë sërf kanë mbetur në mes të detit.
Menjëherë pas njoftimit janë nisur drejt bregdetit të Semanit shërbimet e DVP Fier dhe forcat e Policisë Kufitare Vlorë cilët në bashkëpunim edhe me qytetarët e zonës bënë të mundur shpëtimin e të dy personave që po bënin sërf.
Dy shtetasit (vëllezër), E. S., 28 vjeç dhe S. S., 48 vjeç, banues në Havales, Fier, po transportohen në Spitalin e Fierit dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore