Ja cilët ishin disa nga VIP-at e ftuar në dasmën madhështore të boksierit Robin Krasniqi - Gazeta Express
string(88) "ja-cilet-ishin-disa-nga-vip-at-e-ftuar-ne-dasmen-madheshtore-te-boksierit-robin-krasniqi"

Rozë

Gazeta Express

10/05/2022 13:15

Ja cilët ishin disa nga VIP-at e ftuar në dasmën madhështore të boksierit Robin Krasniqi

Rozë

Gazeta Express

10/05/2022 13:15

Robin dhe Marigona Krasniqi tashmë i kanë dhënë fund beqarisë. Boksieri i njohur dhe modelja bukuroshe kanë organizuar një dasmë fantastike dhe mjaft madhështore, ku duket mjaft qartë nga pamjet e postuara nga vetë boksieri.

Robini ka publikuar një sërë fotosh në Instagram, ku dyshja duket mjaft bukur.

Lexo Edhe:

Ndërkohë, të ftuar në dasmë kanë qenë personalitete të shumtë të artit apo botës së medias.

Disa prej të ftuarve kanë qenë këngëtarja Shkurte Gashi, këngëtari Arian Agushi i njohur ndryshe si Gold AG, moderatori Labinot Gashi, Xheraldina Vula, aktorja Arjola Demiri, po ashtu edhe deputetë të Kuvendit të Kosovës si Memli Krasniqi, Daut Haradianaj, Besnik Tahiri, Ariana Musliu Shoshi, Blerta Deliu Kodra e shumë të tjerë.

Gjithashtu, gjate muajit mars dyshja mjaft simpatike u celebruan në Gjermani.

Dyshja më herët njoftoi se do të bëhen prindër për herë të parë, konkretisht në fillim të muajit prill.

“Falënderimi i takon Zotit që në ditëlindjen e 35 më jep dhuratat më të mira në jetë! Qëllimin dhe ëndrrën më të bukur në jetë Zoti po na e realizon dhe po na jep mundësinë të kemi familjen tonë”, shkruante Robini në një postim më herët.