Ja çfarë rrezikojnë femrat që përdorin çdo ditë kontraceptivë - Gazeta Express
string(61) "ja-cfare-rrezikojne-femrat-qe-perdorin-cdo-dite-kontraceptive"

Gazeta Express

05/12/2019 16:03

Ja çfarë rrezikojnë femrat që përdorin çdo ditë kontraceptivë

Gazeta Express

05/12/2019 16:03

Femrat, të cilat e marrin tabletën kundër shtatzënisë çdo ditë, kanë një regjion më të vogël të trurit. Këtë e kanë zbuluar për herë të parë ekspertët, të cilët tregojnë se hipotalamusi, është një regjion thelbësor për prodhimin normal të hormoneve, që luajnë rol në gjendjen e humorit, oreksit apo dëshirës seksuale, shkruan Dailymail, transmeton Express.

Studiuesit nga New York-u pas një studimi me 50 gra, kanë ardhur në përfundim se ato, që kishin pirë tableta kontraceptive çdo ditë, e kishin këtë regjion më të zvogëluar.

Lexo Edhe:

Megjithatë, studiuesit thanë se ky ndryshim është tejet i vogël, prandaj nuk manifestohet në performancën e trurit, sjellje apo funksionin e tij.

Sipas tyre, duhet kryer ende studime të tjera, për të kuptuar lidhshmërinë dhe arsyen konkrete, pse madhësia e vogël e hipotalamusit është e lidhur me këto tableta. /Express