Ja çfarë i ndodh në aeroportin e Mynihut kosovares që vodhi e s'pagoi gjobën - Gazeta Express
string(80) "ja-cfare-i-ndodh-ne-aeroportin-e-frankufurtit-kosovares-qe-vodhi-e-spagoi-gjoben"

Lajme

Gazeta Express

24/05/2022 16:57

Ja çfarë i ndodh në aeroportin e Mynihut kosovares që vodhi e s’pagoi gjobën

Lajme

Gazeta Express

24/05/2022 16:57

Kush udhëton nga aeroporti i Mynihut, ose kalon transit, është mirë të ketë parasysh gjobat e papaguara. Veçanërisht, në rast se një pasagjer nuk ka paguar ndonjë gjobë me vendim gjykate, atëherë shfaqen probleme deri te paraburgimi.

Një ngjarje prej së cilës duhet të merret mësim i ndodhi një gruaje nga Kosova, e cila kishte një gjobë prej 150 eurosh të papaguar.

Lexo Edhe:

Sipas policisë, ajo u kap duke vjedhur në rrethin Passau në mesin e vitit 2021 dhe më pas e kishte dënuar gjykata në mes të vitit 2021 dhe pasi ai nuk e mori seriozisht vendimin e gjykatës, ajo nuk e pagoi shumën. Por, menjëherë u aktivizua Prokuroria e Passauer, e cila kërkonte që gjoba të paguhej ose të arrestohej për mospagesë të detyrimeve, shkruan “Süddeutsche Zeitung”, përcjell Express.

Ndodhi që pikërisht në fluturimin e tij për në atdhe, të dielën pasdite, 56 vjeçares nga Kosova të kapej nga drejtësia bavareze në Mynih. Tashmë duhej të paguante 240 euro gjobë. Ky nuk ishte problem i madh, por çështjet administrative të pagesës zgjatën shumë saqë 56 vjeçarja duhej të anulonte fluturimin për herë tjetër.