Izraeli ia ndalon hyrjen kryetarit të Barcelonës disa orë para vizitës - Gazeta Express
string(70) "izraeli-ia-ndalon-hyrjen-kryetarit-te-barcelones-disa-ore-para-vizites"

Lajme

Gazeta Express

22/08/2025 12:36

Izraeli ia ndalon hyrjen kryetarit të Barcelonës disa orë para vizitës

Lajme

Gazeta Express

22/08/2025 12:36

Kryetarit të qytetit të famshëm spanjoll, Barcelona, Jaume Collboni, i është ndaluar hyrja në Izrael për shkak të komenteve anti-izraelite që i ka bërë në të kaluarën, raportojnë mediat izraelite.

Collboni kishte planifikuar të arrinte në Izrael të premten mbrëma, raporton mediumi izraelit “Ynet”, por u njoftua në momentin e fundit se Autoriteti i Popullsisë dhe Migrimit kishte vendosur që atij t’i ndalohej hyrja, transmeton gazeta “The Times of Israel”.

Vizita e kryetarit të Barcelonës në Izrael, nëse nuk do të ishte anuluar, do të përfshinte një ndalesë në Yad Vashem dhe takime me Autoritetin Palestinez, raporton televizioni “Channel 12”.

Vendimi për t’ia ndaluar hyrjen në Izrael kryetarit të qytetit të njohur spanjoll vjen tre muaj pasi këshilli i qytetit kishte votuar për t’i ndërprerë lidhjet institucionale me Qeverinë e Izraelit dhe për ta pezulluar marrëveshjen e miqësisë me Tel-Avivin për shkak të luftës në Gaza.