Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka reaguar lidhur me vendimin e KQZ-së për të moscertifikuar Listën Serbe për zgjedhjet lokale, duke ngritur shqetësime mbi përjashtimin e partive nga gara zgjedhore. Në një përgjigje për Klan Kosova, ambasada nënvizon rëndësinë e pjesëmarrjes së barabartë në procesin demokratik, për aq kohë sa partitë i përmbushin kriteret ligjore.
“Jemi të shqetësuar që partitë politike po përjashtohen nga zgjedhjet. Ashtu si në shkurt, ku KQZ-ja refuzoi gjithashtu certifikimin e Listës Serbe (SL), SL tani po apelon nëpërmjet Panelit të Ankesave dhe Parashtresave Zgjedhore (ECAP). Ne e mirëpresim këtë hap. Të gjitha partitë që plotësojnë kërkesat e nevojshme dhe që përputhen me ligjin e Kosovës duhet të kenë mundësinë të marrin pjesë në zgjedhje demokratike. Ne presim që të gjitha palët e interesuara të zbatojnë rendin procedural të bazuar në rregulla, për të siguruar një proces zgjedhor transparent dhe gjithëpërfshirës,” thuhet në reagimin e ambasadës gjermane.
Ndërkohë, Lista Serbe ka paraqitur ankesë pranë Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke kundërshtuar vendimin e KQZ-së për moscertifikim. Ky zhvillim pritet të trajtohet në vijim nga organet kompetente, ndërkohë që ambasadat perëndimore theksojnë nevojën për procese zgjedhore të drejtë dhe gjithëpërfshirëse.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...