Ivan Koljevic është rikthyer sërish te Ponte Prizreni.
Klubi prizrenas ka njoftuar sot për arritjen e marrëveshjes me basketbollistin në fjalë, shkruan Gazeta Express.
Organizatori ka qenë edhe më herët pjesë e Prizrenit, teksa ai ka luajtur edhe për Trepçën e Rahovecin.
Koljevic është bërë përforcimi i parë i huaj te skuadra e drejtuar nga Arbnor Rifati.
Ditë më parë, KB Ponte Prizreni është përforcuar me basketbollistin, Meriton Ismaili, derisa ka vazhduar bashkëpunimin me Urim Zenelajn.
Klubi ka paralajmëruar edhe transferime tjera për në ditët në vijim. /Gazeta Express/
? ? MERKATO ? ? IVAN KOLJEVIC – RIKTHEHET NË PONTE PRIZRENI ⚪️⚫️ Pas prezantimit të Ismailit, Zenelajt në ekip tani…
Posted by KB PONTE Prizreni on Wednesday, 6 July 2022