Iu bashkua RENEA’s në kërkimet për 42-vjeçarin në kanionet e Osumit- Të riut i përmbyset gomonia, i rrezikohet jeta mes shkëmbinjve - Gazeta Express
string(128) "iu-bashkua-reneas-ne-kerkimet-per-42-vjecarin-ne-kanionet-e-osumit-te-riut-i-permbyset-gomonia-i-rrezikohet-jeta-mes-shkembinjve"

Lajme

Gazeta Express

21/02/2026 22:37

Iu bashkua RENEA’s në kërkimet për 42-vjeçarin në kanionet e Osumit- Të riut i përmbyset gomonia, i rrezikohet jeta mes shkëmbinjve

Lajme

Gazeta Express

21/02/2026 22:37

Xhuljano Kaloti ka që prej mesditës që ka mbetur i izoluar. I futur në ndihmë të RENEA-s në ujërat e lumit Osum, për të ndihmuar në kërkimet për gjetjen e 42-vjeçarit, Kaloti, një 22-vjeçar nga Berati, ka ngecur në ujë që prej mesditës së sotme (21 shkurt) dhe operacionet për nxjerrjen e tij nga zona ku ka ngecur kanë dështuar.

Sipas informacioneve të marra nga banorë të qytetit të Skrapar, ky incident i rëndë ka ndodhur gjatë kërkimeve në Kanionet e Osumit, për gjetjen e trupit të Kurtit, i cili dyshohet se u hodh në lumë mbrëmjen e 19 shkurtit.

Burimet pohojnë se gjatë lundrimit me varkat Kanoe, njëra prej gomoneve është përmbysur si pasojë e rrjedhës së fortë të ujit dhe Xhuljano Kaloti ka ngecur në mes të shkëmbinjve të asaj që quhet “Ngushtica e tretë”, në hyrje të një shpelle.

Ai vazhdon prej orësh të qëndrojë në ujë dhe pse është kërkuar ndihma e helikopterëve për nxjerrjen e tij me litar, askush nuk ka shkuar në zonë, në ndihmë të 22-vjeçarit.

Temperaturat e ulëta dhe uji i akullt në kanione rrezikon seriozisht jetën e 22-vjeçarit që hyri për të ndihmuar forcat RENEA.

Mësohet se në zonë ndodhen vetëm banorët, që po përpiqen ta nxjerrin duke hedhur litar nga lart, pasi zjarrfikësja e ka pasur të pamundur futjen në zonë, por deri më tani nxjerrje e tij nga uji ka rezultuar e pamundur.

Kanioni i Osumit ka një gjatësi rreth 12 km dhe thellësi e tij arrin deri në 90 metra dhe në këtë nivel prurjesh ndërhyrja nga njerëz të pa stërvitur mirë paraqet rrezik maksimal.

Advertisement
Advertisement
Advertisement