Iu bashkua ISIS-it dhe u financua nga kjo organizatë, ngrihet aktakuzë ndaj një gruaje - Gazeta Express
string(84) "iu-bashkua-isisit-dhe-u-financua-nga-kjo-organizate-ngrihet-aktakuze-ndaj-nje-gruaje"

Iu bashkua ISIS-it dhe u financua nga kjo organizatë, ngrihet aktakuzë ndaj një gruaje

Gazeta Express

27/01/2020 15:18

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër A.A., e cila dyshohet për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”

Prokuroria Speciale ka njoftuar se e dyshuara A.A., në nëntor të vitit 2015, me vetëdije të plotë se bashku me bashkëshortin H.S. dhe vajzën D.S. kanë udhëtuar nga Kosova në Stamboll.

Lexo Edhe:

Pas Stambollit, ata kishin shkuar në Siri, për t’iu bashkangjitur ISIS-it.  

“Prokuroria Speciale njofton se e pandehura A.A. më 23.11.2015, me vetëdije të plotë, së bashku me bashkëshortin e saj, H.S. dhe vajzën e tij, D.S. e kanë lëshuar vendbanimin e tyre të përhershëm në Republikën e Kosovës, përmes Aeroportit ndërkombëtar “Adem Jashari” kanë udhëtuar për në Stamboll – Turqi. Më pas të njëjtit kanë hyrë në shtetin islamik në Siri, me qëllim që ti bashkëngjiten organizatës terroriste “ISIS”, e nga e cila organizatë është financuar rregullisht me një shumë të hollash prej 50 euro në muaj”, thekson Prokuroria Speciale.

Me këto veprime e pandehura A.A. ka kryer veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” nga neni 143 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. /GazetaExpress/