Sorensen sot në Bruksel takoi edhe palën serbe, Petkoviq me "listë" propagandistike ankesash - Gazeta Express
string(89) "sorensen-sot-ne-bruksel-takoi-edhe-palen-serbe-petkoviq-me-liste-propagandistike-ankesash"

Lajme

Gazeta Express

12/05/2026 17:09

Sorensen sot në Bruksel takoi edhe palën serbe, Petkoviq me “listë” propagandistike ankesash

Lajme

Gazeta Express

12/05/2026 17:09

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, ka takuar sot në Bruksel, Petar Petkoviq.

Ky i fundit, Petkoviqi, gjatë takimit është ankuar se, serbët në Kosovë “janë të ekspozuar pothuajse çdo ditë ndaj presionit politik dhe institucional nga Prishtina”, dhe, ka paralajmëruar Sorensenin se para çdo zgjedhjeje, sipas pretendimeve të tij, Albin Kurti ndërmerr veprime të njëanshme dhe përshkallëzuese në dëm të popullit serb.

Petkoviq, më tej, raportohet të ketë aluduar se serbët në Kosovë, sipas tij, pothuajse çdo ditë përballen me “arrestime dhe procese të motivuara politikisht që zhvillohen kundër tyre pa respektimin e të drejtave themelore të njeriut, të shoqëruara me fushatë mediatike dhe politike nga Prishtina”.

Kurse nga ana tjetër, ai ka thënë se Beogradi është i përkushtuar ndaj paqes, por edhe ndaj mbrojtjes së popullit të vet në Kosovë.

“Politika e Beogradit dhe e presidentit Aleksandar Vuçiq është ruajtja e paqes dhe stabilitetit në hapësirën e Ballkanit Perëndimor dhe mbrojtja e të drejtave të popullit serb’’, dhe se,  ‘’në këtë rrugë do të vazhdojë pavarësisht përpjekjeve të Prishtinës që ndërmerr veprime të njëanshme dhe pengon dialogun”.

Beogradi është, ka thënë ai, për normalizim dhe zgjidhjen e problemeve përmes dialogut.

Prandaj kërkoi që të fillohet me formimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

“Beogradi është i përkushtuar ndaj normalizimit të marrëdhënieve, si dhe që të gjitha problemet që kemi në terren të zgjidhen përmes dialogut, si i vetmi vend për gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme. Për këtë arsye është e rëndësishme të fillohet me hapa konkretë drejt formimit të Asociacionit të Komunave Serbe, i cili është garanci për sigurinë dhe të drejtat kolektive të serbëve”, theksoi Petkoviqi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement