Italia e Mali i Zi e nisin me fitore Kupën e Botës në basketboll - Gazeta Express
string(64) "italia-e-mali-i-zi-e-nisin-me-fitore-kupen-e-botes-ne-basketboll"

Italia e Mali i Zi e nisin me fitore Kupën e Botës në basketboll

Basketboll

Gazeta Express

25/08/2023 15:28

Me ndeshjet e sotme, ka nisur edicioni i Kupës së Botës në basketboll.

Me fitore, stinorin e ka nisur Kombëtarja e Italisë e cila mposhti Angolën me rezultatin 81:67.

Lexo Edhe:

Italianët ishin më të mirë që nga fillimi e deri në fund, diferenca u bë në çerekun e fundit, të cilën e fituan me plus 10.

Më i dalluari në këtë fitore ishte Simone Fontecchio me 19 pikë e pesë kërcime, kurse për humbësin u veçua Dundao me 19 sosh.

Në grupin A ku bëjnë pjesë këto dy ekipe, bashkë me to janë edhe Republika Domenikane si dhe Filipinet.

Ndeshjen e radhës në këtë grup janë të dielën, derisa Italia luan përballë Republikës Domenikane.

Fitore në xhiron e ka parë ka marrë edhe Mali i Zi. Malazezët triumfuan ndaj Meksikës me rezultat 91:71.

Nikola Vuçeviq shkëlqeu me 27 pikë e dhjetë kërcime. Fabian Jaimes u dallua te Meksika me 12 pikë e tetë kërcime.

Mali i Zi dhe Meksika bëjnë pjesë në grupin B, e së bashku me ta edhe Egjipti dhe Lituania.

Të shtunën luajnë Kombëtaret favorite për ta fituar këtë Botëror, Amerika dhe Spanja. Amerikanët përballen ndaj Zelandës së Re, kurse spanjollët kundër Bregut të Fildisht.