“Ishte një bisedë me lot në sy” - Telefonata e FUNDIT e Hulk Hogan me vajzën e tij para vdekjes! - Gazeta Express
string(91) "ishte-nje-bisede-me-lot-ne-sy-telefonata-e-fundit-e-hulk-hogan-me-vajzen-e-tij-para-vdekjes"

Yjet

Gazeta Express

05/08/2025 19:49

“Ishte një bisedë me lot në sy” – Telefonata e FUNDIT e Hulk Hogan me vajzën e tij para vdekjes!

Yjet

Gazeta Express

05/08/2025 19:49

Detaje të reja janë bërë publike rreth ditëve të fundit të yllit të WWE, Hulk Hogan, i cili ndërroi jetë në moshën 71-vjeçare.

Pesë ditë para vdekjes së tij, Hogan pati një telefonatë emocionuese me vajzën e tij, Brooke. Mediat e huaja shkruajnë se dhe baba e bijë u pajtuan së bashku.

“Ishte një bisedë me lot në sy, megjithëse e shkurtër”, tha një burim që shtoi:

“Brooke i tha të atit sa shumë e donte dhe sa shumë i mungonte, me Hulk që i shprehu dashurinë e tij dhe i kërkoi falje. Kjo ishte diçka që Brooke nuk priste t’a dëgjonte. Të gjithë e dinin sa kokëfortë mund të ishte Hulk Hogan, por shëndeti i tij në përkeqësim duket se e kishte zbutur. Ai e dinte se do të vdiste, kështu që kërkoi falje”.

Edhe pse babë e bijë kishin dy vite që nuk flisnin dhe Brooke Hogan madje kërkoi që emri i saj të hiqej nga testamenti i tij, të martën, më 29 korrik, ajo bëri një postim prekës duke publikuar një video me momente nga fëmijëria e saj.

“Babai im i dashur, ti ishe gjithçka për mua dhe unë do të jem gjithmonë vajza jote. Jam krenare që kam qenë vajza jote – për gjithë dashurinë, dritën dhe mirësinë që solle në këtë botë. Faleminderit që më zgjodhe në këtë jetë dhe që më do kaq shumë. Lidhja jonë është e përjetshme. Kjo e vërtetë më sjell ngushëllim dhe shpresë, edhe në mungesën tënde. Të dua më shumë se të gjithë yjet në qiell. Përgjithmonë dhe pas jetës”, shkroi Brooke Hogan në postim.