Ish- zv.presidenti amerikan në kampin e muxhahedinëve: Ju mbështesim në luftën për lirinë e Iranit - Gazeta Express
string(96) "ish-zv-presidenti-amerikan-ne-kampin-e-muxhahedineve-ju-mbeshtesim-ne-luften-per-lirine-e-iranit"

Ish- zv.presidenti amerikan në kampin e muxhahedinëve: Ju mbështesim në luftën për lirinë e Iranit

Shqiperi

Gazeta Express

23/06/2022 20:04

Ish.zv presidenti amerikan Mike Pence ka vizituar ditën e sotme Shqipërinë.

Lexo edhe: Mbërrin në Shqipëri ish- zv.presidenti amerikan Mike Penc

Lexo Edhe:

Pence në kampin e muxhahedinëve në Manzë tha se kjo është hera e tij e parë që viziton vendin tonë, ndërsa theksoi se ndajnë parime të përbashkëta për lirinë e Iranit.

Ndër të tjera ai tregoi mbështetje për iranianët të strehuar në kampin Ashraf në Manzë të Durrësit. Pence tha se Amerika është shtëpia e iranianëve.

“Kam udhëtuar mijëra milje për të qenë sot këtu pasi ne ndajmë një çështje të përbashkët. Çlirimin e popullit të Iranit. Ne ndajmë një parim për një Iran të lirë dhe demokraci të qëndrueshme. Dua të falënderoj të gjithë. Shumica prej jush keni kaluar situata shumë të vështirë. Ju falënderoj për qëndrueshmërinë në emër të lirisë. Është hera e parë që vizitoj Shqipërinë.

E di brenda zemrës time që shumica duke qenë përvoja ime që kam shërbyer, shumë amerikanë kanë familjarët e tyre. 1.5 milion amerikanë kanë lindur në Iran. Shqipëria është shtëpia e diasporës së Iranit. Populli i Iranit ka një vend të veçantë në zemrën time.

Zemra e Amerikës është liria dhe ne nuk duhet të jemi kurrë të heshtur. Duke i dhënë një zë ne nënshkruam një rezolutë për të mbështetur protestuesit kurajozë të Iranit”, u shpreh Pence.

Bëhet e ditur se kjo është vizita e parë e Mike Pence në Shqipëri, por jo në Ballkan, pasi në vitin 2017 gjatë kohës që ishte zëvendëspresident, ai ka vizituar kryeqytetin e Malit të Zi, Podgoricën.

Pence bëhet zyrtari i dytë i lartë amerikan në pak kohë, i cili viziton Shqipërinë, pas Mike Pompeo, i cili erdhi në Tiranë në maj të këtij viti.

/Express