Ish-ylli i tenisit: Koronavirusin e kanë sjellë për të na futur mikroçipë në trup - Gazeta Express
string(80) "ish-ylli-i-tenisit-koronavirusin-e-kane-sjelle-per-te-na-futur-mikrocipe-ne-trup"

Ish-ylli i tenisit: Koronavirusin e kanë sjellë për të na futur mikroçipë në trup

Gazeta Express

20/04/2020 14:55

Siç ndodh me çdo ngjarje botërore edhe për pandeminë e koronavirusit ka të tillë që besojnë se e gjitha është mashtrim apo shpikje, apo konspiracion. I tillë është edhe ish-tenisti i famshëm rus, Marat Safin, i cili beson se Covid-19 është një pandemi thjesht për të shërbyer si mbulim për ta mundësuar futjen e mikroçipëve në trupat e njerëzve, që disi e përfshinë edhe Bill Gatesin.

Bashkëthemeluesi jashtëzakonisht i pasur i Miscrosofit, Gates, kohë më parë e kishte shprehur shqetësimin e tij se një pandemi e madhe do ta godiste botën dhe Safin beson se ky është vetëbesim i tepërt, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Mendoj se ata po i përgatisin njerëzit për t’iu futur çipa. Gjithçka është përgatitur për këtë”, ka thënë Safin për Sports.RU.

“Në vitin 2015, Gates tha se do ta kemi një pandemi dhe se armiku i radhës do të ishte një virus dhe jo një luftë bërthamore. Në forumin Davos ata e bënë një simulim për ta parë se si do të dukej. Unë nuk mendoj se Gates është parashikues, ai thjesht e dinte çfarë do të ndodhte”, shtoi ai.

Ish-kampioni beson se Covid-19 nuk është sëmundje serioze saç e bëjnë ekspertët.

“Mendoj se gjendja me këtë virus nuk është siç po na thonë, por njerëzit u besojnë të gjitha tregimeve të tmerrshme që i shohin në TV. Disa njerëz mendojnë se bota do të marrë fund, unë nuk e besoj këtë. Ne thjesht do të sillemi vërdallë me mikroçipë bë trup”, sipas Safin. /Gazeta Express/