Ish-ylli i Real Madridit bëhet aktor, luan në një seri rreth mafisë dhe kokainës - Gazeta Express
string(79) "ish-ylli-i-real-madridit-behet-aktor-luan-ne-nje-seri-rreth-mafise-dhe-kokaines"

Gazeta Express

26/03/2020 9:41

Ish-ylli i Real Madridit bëhet aktor, luan në një seri rreth mafisë dhe kokainës

Gazeta Express

26/03/2020 9:41

Ish-ylli i Real Madridit, Royston Drenthe, e ka nisur karrierën e aktorit, duke marrë pjesë në një seri televizive.

Futbollisti holandez ka njoftuar se është pjesë e serisë së quajtur “Mocro Maffia”, e cila flet për grupe kriminale të trafikimit të kokainës në Amsterdam, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Në pamjet e para të publikuara nga kjo seri, Drenthe shihet me një revole në dorë.

“Ka ardhur koha”, ka shkruar Drenthe në Instagram.

“Pas një heshtjeje të gjatë, më në fund mund t’ju njoftoj se mund të më shihni në serinë ‘Mocro Maffia’. Jam shumë i ngazëllyer për pjesëmarrjen time në këtë seri dhe mezi pres t’i argëtoj shikuesit me rolin tim”, shtoi ai.

“Mocro Maffia” flet për tre shokë – Romano, Pencil dhe The Pope – të cilët e nisim me shkelje që vogla ligjore dhe së shpeti e marrin nën kontroll të gjithë trafikimin e kokainës në Amsterdam. /Gazeta Express/