Ish-ylli i futbollit amerikan e lëpin gruan në fytyrë për t’ia bartur koronavirusin - Gazeta Express
string(82) "ish-ylli-i-futbollit-amerikan-e-lepin-gruan-ne-fytyre-per-tia-bartur-koronavirusin"

Gazeta Express

06/04/2020 12:44

Ish-ylli i futbollit amerikan e lëpin gruan në fytyrë për t’ia bartur koronavirusin

Gazeta Express

06/04/2020 12:44

Ish-ylli i futbollit amerikan (NFL-së), Jim Hill, po akuzohet nga bashkëshortja e vet se ia ka lëpirë fytyrën asaj, me qëllim që t’ia bartë sëmundjen ngjitëse, koronavirus.

Lori Lee, gruaja e Hill, pretendon se komentatori i njohur i sportit ishte bërë i dhunshëm ndaj saj gjatë një fjalosjeje në shtëpinë e tyre në Los Angeles, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Jim Hill

Por Hill i ka mohuar akuzat përmes avokatit të vet.

“Jim Hill i mohon akuzat e Lori Lee për dhunë familjare”, ka thënë avokati i tij për TMZ Sport.

Në ankesën e saj, Lee shpjegon se ajo ishte shtrirë në dysheme duke e pritur Hillin ta godasë, por ai i kishte thënë asaj se ishte i infektuar me Covid-19 dhe më pas e kishte lëpirë në fytyrë, me qëllim për t’ia bartur sëmundjen. /Gazeta Express/