Ish-trajneri i Tysonit: Mike do ta nokautonte Wilderin brenda minutës - Gazeta Express
string(68) "ish-trajneri-i-tysonit-mike-do-ta-nokautonte-wilderin-brenda-minutes"

Gazeta Express

19/04/2020 11:11

Ish-trajneri i Tysonit: Mike do ta nokautonte Wilderin brenda minutës

Gazeta Express

19/04/2020 11:11

Ngujimi nëpër shtëpi si pasojë e pandemisë koronavirus, i ka bërë shumë njerëz të ëndërrojnë për përleshje gjigantësh nga gjenerata të ndryshme dhe ish-trajneri i boksit Jeff Fenech është më i fundit që e imagjinon një përballje titanësh në kategorinë e rëndë.

Fenech ishte trajner i Mile Tyson, të cilin për herë të parë e takoi në Bruklin më 1991, dhe ka shpjeguar se çfarë do të ndodhte sikur ish-kampioni i botës të përballej me boksierët e mëdhenj të kohës moderne, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Boksi nuk është i njëjti më. Ju siguroj se, nëse Mike Tyson do të kishte stërvitur për gjashtë javë, ai do ta kishte nokautuar Deontay Wilderin brenda një minute”, ka thënë Fenech.

“Nëse Tyson Fury mund t’i nokautojë ata, Mike do t’i mbyste, sepse Fury është boksier i madh por nuk ka grusht të fuqishëm”, shpjegoi ai.

“Ata nuk janë në të njëjtin nivel sot, Fury ka aftësi të tjera, Wilderi ka grusht të fuqishëm dhe kjo është e gjitha, nëse e godet atë, mbaron loja”, shtoi ai. /Gazeta Express/