Ish-trajneri i Erxhan Osmanit flet në Favorit: I kam thënë se do të arrijë në NBA qysh në takim të parë - Gazeta Express
string(102) "ish-trajneri-i-erxhan-osmanit-flet-ne-favorit-i-kam-thene-se-do-te-arrije-ne-nba-qysh-ne-takim-te-pare"

Basketboll

Gazeta Express

14/09/2025 23:37

Ish-trajneri i Erxhan Osmanit flet në Favorit: I kam thënë se do të arrijë në NBA qysh në takim të parë

Basketboll

Gazeta Express

14/09/2025 23:37

Trajneri i parë i Erxhan Osmanit, yllit të Turqisë në Eurobasket 2025, Ramush Rushiti ka folur në “Favorit” dhe ka dhënë disa detaje nga nisja e Osmanit me sportin e basketbollit.

Rushiti ka thënë se qysh nga takimi i parë me Osmanin e ka nuhatur suksesin e tij, dhe thotë se i ka thënë se do të arrijë në NBA.

“Nga mosha 13-vjecare ka qenë në Prizren, ka zhvilluar mësimet në shkollën gjermane, për dy vite ka qenë në klubin tonë. Me të parë fizikun e tij, pak me shaka, kam thënë që i paske predispozitat me qenë lojtar i NBA. Kemi shpresu gjithë për të mirë, por nuk e kemi pritë këtë sukses të tij. Të gjithë kemi gisht në rritjen e tij, edhe nga Federata e Basketbollit e Kosovës”, tha Rushiti fillimisht në “Favorit”.

Tutje, ai foli edhe për çështjen e pagesës, se a është paguar ndonjëherë në Kosovë.

“Ai nuk ka paguar asgjë, e as na s’e kemi paguar. Pagesa më e madhe që kemi mundur t’ia bëjmë është t’ia japim hapat e parë në basketboll”, shtoi ai.

Rushiti thotë se nuk ka kontaktë më me Erxhan Osmanin, por thotë se nuk është faji i tij, por i dikujt tjetër.

“Nuk kemi kontaktuar më me Erxhanin, që nga viti 2017, jo për fajin e tij, sepse ai është një basketbollist shumë i mirë dhe mbi të gjitha një djalë dukat, e di se kush është fajtori, por nuk ka lidhje”, përfundoi ai.

Erxhan Osmani me Turqinë dolën të dytit në Evropë, pasi u mposhtën në finale nga Gjermania, me shifrat prej 88 me 83./GazetaExpress/