Ish-menaxheri ia bllokoi këngën, reagon Tayna: Ia kam lënë në dorë drejtësisë dhe Zotit - Gazeta Express
string(85) "ish-menaxheri-ia-bllokoi-kengen-reagon-tayna-ia-kam-lene-ne-dore-drejtesise-dhe-zotit"

Ish-menaxheri ia bllokoi këngën, reagon Tayna: Ia kam lënë në dorë drejtësisë dhe Zotit

Rozë

Gazeta Express

11/06/2024 12:45

Pas heqjes së këngës nga YouTube, nga ish-menaxheri, ka reaguar reperja Tayna, duke u kërkuar falje fansave të saj.

Ajo tha se duhet durim, para siç është shprehur ajo “mjeranëve të cilët nuk lënë një rast t’u ikë, pa treguar sa të vegjël”.

Lexo Edhe:

Tayna përmes një postimi në Instagram në lidhje me këtë rast, është shprehur se ia ka lënë në dorë drejtësisë dhe Zotit.

“I kërkoj ndjesë dëgjuesve t’mi për videon e hequr, por unë e di që do më kuptoni, e bashkë me mua, do bëni durim para mjeranëve të cilët nuk lënë një rast t’u ikë, pa treguar sa të vegjël janë! Unë ja kam lënë në dorë drejtësisë edhe Zotit”, është shprehur tutje ajo.