Ish-legjenda e Realit e kritikon lojën e Ancelottit - Gazeta Express
string(51) "ish-legjenda-e-realit-e-kritikon-lojen-e-ancelottit"

Sport

Gazeta Express

08/10/2024 22:04

Ish-legjenda e Realit e kritikon lojën e Ancelottit

Sport

Gazeta Express

08/10/2024 22:04

Ish-futbollisti spanjoll, Guti, e ka kritikuar skuadrën e Real Madridit për lojën që është duke e aplikuar këtë edicion.

Ai ka theksuar se nuk është duke i pëlqyer aspak skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti.

“Jam i shqetësuar për lojën e Real Madridit. Fokusi është te Mbappe sepse kishte shumë pritshmëri në të. Ka pasur vetëm një ndryshim, që është Mbappe, dhe skuadra nuk funksionon. Në repartin ofensiv Real Madridi nuk po i bën gjërat mirë”, ka thënë Guti, shkruan të martën “Mundo Deportivo”.

Reali këtë edicion në nëntë ndeshje të zhvilluara në La Liga ka gjashtë fitore dhe tri barazime. Është në pozitën e dytë në tabelë me 24 pikë.

Në vendin e parë është Barcelona me tri pikë më shumë.