Ish-këshilltari i Isa Mustafës thotë se VV-LDK nuk kanë folur për ndarje të posteve, por për fuqinë e tyre - Gazeta Express
string(105) "ish-keshilltari-i-isa-mustafes-thote-se-vv-ldk-nuk-kane-folur-per-ndarje-te-posteve-por-per-fuqine-e-tyre"

Ish-këshilltari i Isa Mustafës thotë se VV-LDK nuk kanë folur për ndarje të posteve, por për fuqinë e tyre

Gazeta Express

03/12/2019 23:22

Avokati Besnik Berisha ka thënë në emisionin DPT te Fidani në T7 se mes kryetarëve të partive LDK dhe VV, Isa Mustafa dhe Albin Kurti respektivisht, nuk është biseduar për ndarjen e posteve por vetëm për fuqinë e tyre.

“Dje është diskutuar vetëm për ndarjen dhe fuqinë e posteve dhe jo të ministrive. Është folur për fuqinë e kryeparlamentarit, presidentit dhe kryeministrit”, ka thënë Berisha.

Lexo Edhe:

“Kam burimet e sakta të mijat se çfarë është folur. Kjo është vetëm vazhdimësi e asaj që është biseduar në fundjavë mes të dyve. Nuk është folur për ndarje të dikastereve por vetëm për ndarjen e fuqisë së posteve deri në ministrinë e fundit”

“LDK ka traditë shumë më të madhe shtetndërtuese dhe të qeverive se VV’ja. Vetëm kryeparlamentari i takon VV’së. Nëse nuk arrihet marrëveshja VV ka edhe tri parti tjera shqiptare me të cilat mund të arrijë marrëveshje” /Express/