Negociatori iranian: Nuk mund ta rihapim Ngushticën e Hormuzit për sa kohë që armëpushimi po shkelet - Gazeta Express
string(99) "negociatori-iranian-nuk-mund-ta-rihapim-ngushticen-e-hormuzit-per-sa-kohe-qe-armepushimi-po-shkelet"

Lajme

Gazeta Express

22/04/2026 20:03

Negociatori iranian: Nuk mund ta rihapim Ngushticën e Hormuzit për sa kohë që armëpushimi po shkelet

Lajme

Gazeta Express

22/04/2026 20:03

Kryenegociatori i Iranit në bisedimet me SHBA-në, Mohammad Bagher Ghalibaf, sapo ka thënë se “nuk është e mundur të rihapet Ngushtica e Hormuzit duke marrë parasysh të gjitha shkeljet flagrante të armëpushimit”, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.

Këto “shkelje” përfshijnë bllokadën detare amerikane të porteve iraniane – të cilën ai thotë se përbën marrjen “peng” të ekonomisë globale – dhe “nxitje të luftës” nga Izraeli “në të gjitha frontet”.

Duke iu referuar me sa duket SHBA-së dhe Izraelit, Ghalibaf poston në X se “ata nuk i arritën qëllimet e tyre përmes agresionit ushtarak, as nuk do t’i arrijnë përmes ngacmimit.

“E vetmja mënyrë përpara është të njihen të drejtat e popullit iranian”.

Mendohej se Gahlibaf do të zhvillonte bisedime me Zëvendëspresidentin e SHBA-së JD Vance në Pakistan këtë javë – por ato ende nuk kanë filluar.

Donald Trump mbrëmë njoftoi një zgjatje të armëpushimit SHBA-Iran që do të skadonte sot. Këtë mëngjes, Irani tha se kishte “kapur” dy anije mallrash në Ngushticën e Hormuzit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement