Mijëra anëtarë u regjistruan dhe filluan ofertimet në Ankandin Online për dhjetëra produkte nga e premtja, kur edhe u lansua biznesi më inovativ në Kosovë, që mundëson përcaktimin e çmimin të shitjes nga vet konsumatorët përmes ankandit publik.
Për tri ditë aktive të ankandit, u shitën shumë produkte me çmime të pabesueshme. Telefoni më i kërkuar ishte iPhone 12, i cili u ble në ditën e dytë për 53,94€ nga Edon Hashani. Me rastin e pranimit të produktit brenda 24 orëve, ai deklaroi që ka shpenzuar 45 bida, ndonëse ishte skeptik në fillim por ja që ia doli dhe arriti të bëhet blerësi fatlum i iPhone 12 për çmim të pabesueshëm prej 53.94€ apo afro 95% më lirë se çmimi i tregut.
iPhone 12 i shitur ne ankand per 53.94 Euro
Në ankandi.com, u shitën edhe shumë produkte të tjera me çmime shumë të favorshme dhe ekstremisht të lira si: Sony Play Station 4 me FIFA 21, orë dore Jaguar, televizor Samsung 65”, Monitor 31.5” 265HZ, Rampage, etj.
Poashtu, në ankand ishin edhe shumë oferta për syze, mikrovalë, kufje, tastiera, mikrovalë, vauchera, aksesor e plotë të tjera.

Ankandi.com hapet online në ora 19:00 deri në ora 22:00 (e hënë – e shtunë) dhe ankandet, të cilat nuk përfundojnë deri në ora 22:00, vazhdojnë të nesërmen në ora 19:00. Deri më tash janë mbyllur pothuajse të gjitha ankandet e hapura në 3 ditët e para dhe ankandet e përfunduara mund t’i shihni këtu.
Për të parë ankandet dhe risitë aktuale që po sjell Ankandi, vizitoni faqen tonë Ankandi.com, ose na ndjekni në Facebook apo në Instagram.
Kanë kaluar tashmë një vit që nga momenti kur klinika Trandevue u vlerësua në Stamboll me çmimin prestigjioz “Best...