Interi llogarit në fitore ndaj SPAL-it - Gazeta Express
string(38) "interi-llogarit-ne-fitore-ndaj-spal-it"

Gazeta Express

16/07/2020 16:00

Interi llogarit në fitore ndaj SPAL-it

Gazeta Express

16/07/2020 16:00

“Nerazzurri” do ta vizitojnë sonte ekipin e fundit në tabelën e Serie A, ku mbron portieri kosovar, Etrit Berisha

Interi llogarit në fitoren e radhës sonte, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Nerazzurri” do ta vizitojnë skuadrën e fundit në tabelë, SPAL, në kuadër të xhiros së 33-të të Serie A.

Zikaltrit me këto tri pikë mund ta rikthejnë pozitën e dytë në kampionatin italian.

Aktualisht, kjo pozitë i takon Atalantas, e cila i ka dy pikë më shumë, por edhe një ndeshje më shumë të zhvilluar.

Ndërsa, Lazio është e treta me 69 pikë.

Në anën tjetër, SPAL-i është dorëzuar tashmë dhe sezonin e ardhshëm do të garojë në Serie B.

Ndeshja ndërmjet SPAL-it të Etrit Berishës dhe Interit do të fillojë në orën 21:45. /Gazeta Express/