Interi i njofton lojtarët e vet të rikthehen në Milano - Gazeta Express
string(54) "interi-i-njofton-lojtaret-e-vet-te-rikthehen-ne-milano"

Interi i njofton lojtarët e vet të rikthehen në Milano

Gazeta Express

06/04/2020 14:54

Numri i të vdekurve dhe të prekurve nga koronavirusi në Itali vijon të ulet nga dita në ditë dhe sinjalet janë që situate po vendoset nën kontroll, ndaj klubet e futbollit kanë nisur të mendojnë për rinisjen e seancave stërvitore.

Kështu klubi i Interit ka njoftuar lojtarët që nuk ndodhen në Itali, që të rikthehen në Milano brenda javës, pra para festës së Pashkëve, për të nisur menjëherë periudhën 14 ditore të izolimit, duke qenë se vijnë nga vende të tjera.

Lexo Edhe:

Bëhet fjalë për plot 7 futbollistë, mes të cilëve Marselo Brozovic, Lukaku, Handanovic, Eriksen, Young, Moses e Godin, të cilët lanë Milanon pas 14 ditëve të karantinës, për t’u bashkuar me familjarët e tyre në vendet e origjinës.

Nëse gjithçka do të shkojë sipas parashikimeve, skuadrat e Serisë A do të provojnë të rinisin stërvitjet brenda muajit prill, për të vijuar më pas me ndeshjet zyrtare pas datës 20 maj.