Interi i kërkon 85 milionë euro për Skriniarin - Gazeta Express
string(46) "interi-i-kerkon-85-milione-euro-per-skriniarin"

Gazeta Express

06/03/2020 14:50

Interi i kërkon 85 milionë euro për Skriniarin

Gazeta Express

06/03/2020 14:50

Qendërmbrojtësin sllovak e pëlqen kampioni aktual i Anglisë, Manchester City. Për të, praprakisht një klub i kishte ofruar 65 milionë euro

Manchester City është mjaft i interesuar për qendërmbrojtësin e Interit, Milan Skriniar.

Lajmin e ka bërë të ditur portali italian “Calciomercato”, përcjell Gazeta Express.

Futbollisti sllovak është bërë objektiv i klubeve të mëdha evropiane pas paraqitjeve mbresëlënëse me “Nerazzurri”.

Raportohet se për përfaqësuesin sllovak, Interi ka marrë ofertë prej 65 milionë euro në të kaluarën.

Mirëpo, Zikaltrit i kërkojnë hiç më pak se 85 milionë euro për mbrojtësin 25 vjeçar.

Mbetet të shihet nëse “Citizens” janë të gatshëm ta paguajnë këtë shifër për lojtarin. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement