Interi e refuzon shkëmbimin e Lautaros, do vetëm para - Gazeta Express
string(52) "interi-e-refuzon-shkembimin-e-lautaros-do-vetem-para"

Gazeta Express

06/04/2020 15:00

Interi e refuzon shkëmbimin e Lautaros, do vetëm para

Gazeta Express

06/04/2020 15:00

“Nerazzurri” nuk janë të interesuar të marrin lojtarë në këmbim të sulmuesit argjentinas, ata duan vetëm para

Interi e ka refuzuar ofertën e Barcelonës, e cila përfshinte futbollistë plus para për Lautaro Martinezin, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Gjiganti katalunas i kishte ofruar futbollistët Nelson Semedo e Junior Firpo si pjesë e marrëveshjes për sulmuesin argjentinas.

22 vjeçari është bërë objektivi kryesor i kampionit aktual spanjoll për verën e ardhshme.

Mirëpo, e përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo” shkruan se “Nerazzurri” janë të vendosur të heqin dorë nga Lautaro vetëm për 111 milionë euro.

Prandaj, Barça nuk do ta ketë aspak të lehtë ta bëjë të vetin sulmuesin e rrezikshëm. /Gazeta Express/