Trepça dhe Peja do a zhvillojnë sonte ndeshjen e dytë gjysmëfinale të “play-offit” të Superligës së basketbollit.
Dhe, interesimi për këtë lojë në Mitrovicë është i jashtëzakonshëm.
Mijëra tifozë janë drejtuar sot drejt pikave të shitjes së biletave, në kërkim të një vendi për ta shijuar nga afër spektaklin e sontëm.
“Gazeta Express” ka siguruar foto ekskluzive nga vendi ku po shiten biletat, ndërsa interesimi i tifozëve është shumë më i madh se që ka kapacitet palestra “Minatori”.
Ndeshja ndërmjet Trepçës dhe Pejës do të luhet sonte duke filluar nga ora 20:30.
“Xehetarët” e kanë fituar lojën e parë dhe sonte përballë “Torcidës” do ta kërkojnë edhe fitoren e dytë dhe me këtë rast t’i afrohen finales së madhe.
Siç dihet, në serinë gjysmëfinale ekipi që i bën tri fitore shkon në finale. /Gazeta Express/
Në përputhje me zhvillimet më të fundit në botën e gastronomisë, Sachpizza, një emër i njohur në skenën e...