Interesante – Atletico Madrid hap sondazh me këngën e Ledri Vulës - Gazeta Express
string(63) "interesante-atletico-madrid-hap-sondazh-me-kengen-e-ledri-vules"

Interesante – Atletico Madrid hap sondazh me këngën e Ledri Vulës

Yjet

Gazeta Express

01/03/2024 20:33

Një nga klubet më të njohura spanjolle, Atletico Madrid, është shumë aktiv në rrjetin social “TikTok”.

Përmbajtje me pyetje, pjesë nga stërvitjet dhe shumë momente gazmore të futbollistëve postohen me bazë ditore në llogarinë zyrtare të ekipit.

Lexo Edhe:

Pyetja e radhës për ndjekësit e faqes së ekipit ishte për të gjetur se cili lojtar është në fotografi nga stërvitja e ditës.

Çka e bën më të veçantë këtë postim ishte pikërisht melodia e sondazhit, që është këngë e reperit shqiptar Ledri Vula, “Beautiful”, të cilën Ledri e këndon me Flori Mumajesin.

Linku i postimit në TikTok

Ndërkaq, lojtari në sondazh është Rodrigo De Paul.