Inter – Barça, përballja e dyfishtë që do ta vendosë kualifikimin tutje në Ligën e Kampionëve - Gazeta Express
string(90) "inter-barca-perballja-e-dyfishte-qe-do-ta-vendose-kualifikimin-tutje-ne-ligen-e-kampioneve"

Inter – Barça, përballja e dyfishtë që do ta vendosë kualifikimin tutje në Ligën e Kampionëve

Futboll

Gazeta Express

04/10/2022 8:56

Interi do t’i bëjë gosti sonte Barcelonës në përballjen e parë në mes tyre në Ligën e Kampionëve për këtë edicion.

Të dyja ekipet i kanë grumbulluar nga 3 pikë në Grupin C, duke e mundur Viktoria Plzenin dhe duke humbur nga Bayern Munichu.

Lexo Edhe:

Prandaj, ballafaqimi i dyfishtë direkt ndërmjet ekipit italian dhe atij spanjoll do ta vendosë ekipin që do të shkojë tutje në këtë garë, shkruan “Gazeta Express”.

E akti i parë do të zhvillohet në San Siro sonte duke filluar nga ora 21:00.

“Nerazzurri” vijnë nga një formë e zbehtë dhe nga humbja në shtëpi nga Roma në fundjavë.

Ata i kanë dy humbje radhazi, derisa i kanë vetëm dy fitore në pesë ndeshjet e fundit.

Nga ana tjetër, gjiganti katalunas po e gëzon një formë solide dhe në fundjavë e mori primatin në La liga pas fitores ndaj Mallorcas.

Barça madje e ka pësuar veç një gol në kampionatin spanjoll.

Interi do të jetë i hendikepuar pa mesfushorin e lënduar, Marcelo Brozovic.

Vendin e tij pritet ta zë mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani.

Ndërkohë, jashtë mbetet edhe Romelu Lukaku, derisa sulmit mund t’i prijnë Edin Dzeko dhe Lautaro Martinez.

Nga ana tjetër, me lëndime po përballet edhe klubi spanjoll.

Barça s’do të mundë të llogarisë në treshen e mbrojtjes, Hector Bellerin, Ronald Araujo e Jules Kounde, plus në dyshen holandeze, Frenkie de Jong e Memphis Depay.

Robert Lewandowski i ka realizuar tre gola këtë edicion në këtë garë dhe do t’i prijë sulmit.

Polaku do të mbështetet nga krahët prej Raphinhas dhe Ousmane Dembeles, shkruan “Gazeta Express”.

Barça shihet si favorite e lehtë, por Interit nuk i dihet kurrë.

E ndeshja e dytë dhe përcaktuese për skuadrën që do të shkojë në të tetën e finales do të luhet javën tjetër në Camp Nou.

Sonte ndërkohë do të zhvillohen edhe ndeshjet tjera në Grupet, A, B dhe D. /Gazeta Express/