Instituti Kombëtar apelon: Vaksinojini fëmijët - Gazeta Express
string(45) "instituti-kombetar-apelon-vaksinojini-femijet"

Instituti Kombëtar apelon: Vaksinojini fëmijët

Gazeta Express

08/12/2019 10:21

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës u ka bërë apel të gjithë prindërve që t’i vaksinojnë të gjithë fëmijët sipas kalendarit të rregullt që të mbrohen nga sëmundjet ngjitëse vaksinë preventabile.

Instituti po ashtu ka bërë apel të gjitha komuniteteve, posaçërisht prindërve dhe liderëve të RAE komunitetit të rekomandojnë që të gjithë fëmijët e pa vaksinuar të paraqiten në QKMF-të e komunave përkatëse për të kompletuar kalendarin e vaksinimit.

Lexo Edhe:

“Pothuaj në të gjitha shtetet e Evropës është shënuar epidemi e fruthit. Pothuaj në të gjitha shtetet ballkanike është shënuar epidemi e fruthit. Në Kosovë nuk ka epidemi të fruthit, sepse janë vaksinuar mbi 95% e fëmijëve. Vaksinoni fëmijët që ti keni të shëndoshë”, thuhet në apelin e institutit.