string(97) "instituti-albanologjik-pjesemarres-ne-edicionin-e-ri-te-panairit-mbaremkobetar-te-librit-shkencor"

Arte

Gazeta Express

22/04/2025 15:00

Instituti Albanologjik pjesëmarrës në edicionin e ri të Panairit Mbarëmkobëtar të Librit Shkencor

Arte

Gazeta Express

22/04/2025 15:00

Instituti Albanologjik-Prishtinë do të marrë pjesë në edicionin VI të Panairin Mbarëkombëtar të Librit Shkencor, që këtë vit do të mbahet në ambientet e ASHAK-ut (Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës) më datat 23-25 prill, 2025.

Instituti Albanologjik është pjesëmarrës i rregullt në këtë panair që organizohet tash e gjashtë edicione, dhe në këtë vit do të marr pjesë me disa nga botimet dhe veprat e tyre shkencore të botuara së fundmi.

Në kuadër të këtij panairi do të promovohet libri shkencor “Veprimtaria shkencore e Bajram Krasniqit” i Hysen Matoshi, këshilltar shkencor në Degën e Letërsisë-IAP. Për librin e tij do të flasin studiuesit Fadil Grajçevci dhe Adil Olluri.

Promovimi do të mbahet më 23 prill në ambientet e ASHAK-ut dhe ishte planifikuar të fillonte në orën 12:30, por për shkak të mbledhjes komemorative me rastin e vdekjes së akademikut të nderuar, Salih Gashi, do të shtyhet për dy orë, duke filluar kështu në ora 14:30.