Inspekcion në Prishtinë largon 27 taksi ilegalë - Gazeta Express
string(50) "inspekcion-ne-prishtine-largon-27-taksi-ilegale-85"

Inspekcion në Prishtinë largon 27 taksi ilegalë

Gazeta Express

04/02/2020 17:04

Drejtori i Inspekcionit në Prishtinë, Adonis Tahiri , ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme nga rrugët e Prishtinës janë larguar 27 vetura, të cilat operonin si taksi.

Po ashtu, vozitësit e këtyre veturave janë dënuar me 100 euro si dhe iu janë konfiskuar targat.

Lexo Edhe:

“Gjatë aktivitetit të sotëm në terren, ekipet nga sektori i Rendit Komunal kanë përjashtuar nga qarkullimi 27 ? që transportonin ilegalisht udhëtarë.Gjobë dhe konfiskim të targave në secilin rast! Vazhdojmë me ndërrimin e dytë…”, ka shkruar Tahiri.