“Injoro” titullohet kënga më e re e Yll Limanit - Gazeta Express
string(45) "injoro-titullohet-kenga-me-e-re-e-yll-limanit"

“Injoro” titullohet kënga më e re e Yll Limanit

Gazeta Express

04/03/2020 17:21

Këngëtari i njohur për publikun shqiptar, Yll Limani duket se nuk do të vonojë shumë deri në publikimin e këngës së tij më të re.

Injoro titullohet projekti i tij i radhës, që sipas burimeve të afërta me këngëtarin tregojnë se do të jetë diçka më ndryshe se  ç’jemi mësuar të dëgjojmë nga Ylli.

Lexo Edhe:

Ky projekt pritet të publikohet gjatë këtij muaji, e që data ende nuk është bërë e ditur.

Yll Limani ka gati edhe bashkëpunimin e tij me këngëtarin dhe kantautorin Flori Mumajesi me titull “Hana” të cilën dyshja e paralajmëroi kohë më parë./Gazeta Express/