Të jesh me profesion infermier do të thotë të jesh në dispozicion të njerëzve në çdo kohë, madje edhe në ditën e dasmës tënde.
Një gjë e tillë ka ndodhur edhe me Rachel Taylor në SHBA, e cila menjëherë pasi u martua, i ofroi ndihmën e saj një të plagosure e cila u aksidentua.
22-vjeçarja dhe bashkëshorti i saj Calvin, 23 vjeç, zhvilluan dasmën e tyre më 21 qershor dhe lanë ceremoninë e tyre të lumtur në Minesota rreth orës 08:30.
Por ndërsa ishin duke shkuar për në shtëpinë e tyre, ndodhi një aksident në të cilin u përfshinë disa makina.
‘Pashë disa njerëz duke tërhequr zvarrë një grua në anë të rrugës. E pashë që ishte e plagosur dhe se mund t’i kishte dalë kocka nga vendi”, tha Taylor.
Ashtu siç ishte e veshur me fustanin e nusërisë, ajo vrapoi për t’i ardhur në ndihmë gruas së plagosur. Ajo i dha ndihmën e parë derisa të vinte ambulanca. Fatmirësisht gruaja ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe për këtë falenderoi Taylor.

Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...