India ia zë vendin e tretë Rusisë për më së shumti të infektuar me Covid-19 - Gazeta Express
string(75) "india-ia-ze-vendin-e-trete-rusise-per-me-se-shumti-te-infektuar-me-covid-19"

Gazeta Express

06/07/2020 9:51

India ia zë vendin e tretë Rusisë për më së shumti të infektuar me Covid-19

Gazeta Express

06/07/2020 9:51

India ia ka zënë vendin e tretë Rusisë në listën e shteteve me më së shumti persona të infektuar me koronavirus pasi shënoi rekord për 24 orë një ditë më parë.

Ministria e Shëndetësisë të hënën i regjistroi edhe rreth 23,000 raste të reja dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në 697,000. Deri më tani janë regjistruar gati 20,000 viktima në këtë shtet. Të dielën, India shënoi rekord prej gati 25,000 infektimeve të reja për një ditë.

Lexo Edhe:

Rastet e reja e vendosën Indinë në vendin e tretë në botë në listën e shteteve me më së shumti raste, tashmë para Rusisë dhe pas Brazilit, që është i dyti me 1.6 milion raste, dhe Shteteve të Bashkuara, që janë në vendin e parë me 2.88 milionë të infektuar, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Në kryeqytetin indian, stafi mjekësor filloi t’i trajtojë pacientët me koronavirus në një tempull të shndërruar në qendër të izolimit dhe spital me 10,000 shtretër. Shumë prej shtretërve janë ndërtuar nga kartoni dhe janë mbuluar me një shtresë për të mos u prishur nga uji.

Kjo qendër ka sipërfaqe përafërsisht sa 20 fusha të futbollit dhe në të do të trajtohen të infektuarit që kanë simptoma të lehta dhe ata që nuk kanë fare simptoma.

Zyrtarët e qeverisë qendrore kanë frikë se qyteti me 25 milionë banorë mund të regjistrojë më shumë se 500,000 raste deri në fund të këtij muaji. Autoritetet i kanë caktuar disa hotele si qendra për trajtimin e pacientëve. Për të njëjtin qëllim do të përdoren edhe sallat e dasmave dhe qindra vagonë të trenave, nëse paraqitet nevoja.