Incident gjatë hetimeve kundër Trump-it, i riu bërtet: “Ai është i pafajshëm!” - Gazeta Express
string(73) "incident-gjate-hetimeve-kunder-trump-it-i-riu-bertet-ai-eshte-i-pafajshem"

Gazeta Express

10/12/2019 8:40

Incident gjatë hetimeve kundër Trump-it, i riu bërtet: “Ai është i pafajshëm!”

Gazeta Express

10/12/2019 8:40

Pas dëgjimit të të gjitha dëshmive të dëshmitarëve në rastin e hetimeve kundër presidentit amerikan, Donald Trump, Kongresi i filloi të hënën diskutimet lidhur me përmbajtjen dhe kuptimin e dëshmive të dhëna. Sidoqoftë, procesi nuk shkoi si është më së miri.

Në momentin kur Jerry Nadler, shefi i Komisionit për Drejtësi në Dhomën e Përfaqësuesve dhe anëtar i Partisë Demokratike, e nisi hapjen e seancës dëgjimore, një i ri me mjekër të gjatë u ngrit në këmbë nga pjesa ku ishte vendosur publiku në pjesën e pasme të sallës dhe filloi të bërtiste.

Lexo Edhe:

“Amerikanët janë të lodhur nga mashtrimi juaj për hetime! Trump-i është i pafajshëm! Ju jeni ata që po bëni tradhti. Amerika është ngopur me këtë”, bërtiti ai.

Përderisa një polic filloi ta largonte këtë burrë nga salla, ai vazhdoi të fliste me zë të lartë, duke thënë: “Ju mund të më nxirrni jashtë, por ai është personi që po bën krime”, duke bërë me shenjë drejt shefit të Komisionit për Drejtësi.

Personi që e prishi qetësinë në këtë proces është i njohur për publikun amerikan. Ai quhet Owen Shroyer dhe punon për një faqe që përhap teori konspirative. Ai e kishte përhapur lajmin e rremë gjatë zgjedhjeve të vitit 2016 se gjoja Hillary Clinton udhëheq një rrjet pedofilësh përmes disa restoranteve.

Përhapja e këtij lajmi kishte bërë që stafi i këtyre restoranteve të merrte kërcënime. Një person i armatosur, i ndikuar nga kjo propagandë, kishte hyrë në njërin prej këtyre restoranteve dhe e kishte kërcënuar stafin me armë. Ai më vonë u dënua me katër vjet burgim, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.