Inceneratorët, SPAK do marrë në pyetje dy të moshuarit me pasuri 30 mln euro - Gazeta Express
string(75) "inceneratoret-spak-do-marre-ne-pyetje-dy-te-moshuarit-me-pasuri-30-mln-euro"

Inceneratorët, SPAK do marrë në pyetje dy të moshuarit me pasuri 30 mln euro

Shqiperi

Gazeta Express

05/07/2022 11:29

SPAK do të marrë në pyetje dy të moshuarit Thanas Çani dhe Haxhire Gurakuqi të cilët sipas një denoncimi të bërë nga kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi janë të përfshirë në aferën e inceneratorëve.

Çifti i të moshuarve, saktësisht të moshës 94 dhe 95 vjeç në bazë të dokumenteve që publikoi kryetarja e LSI-së, janë bërë përfitues të 30 milionë eurove.

Lexo Edhe:

“Thanas Çani dhe Haxhire Gurakuqi kanë kompania 35 milionë dollarë, u është shitur dy personave njëri 94 dhe tjetri 95 vjeç duke faturuar fatura fiktive dhe false. Kompanitë shërbejnë si lavatriçe për pastrimin e parave. Në këtë këndvështrim një km rrugë është bërë një kilometër rrugë 20 milionë euro. Këto kompani i kemi hetuar se kanë dalë të lidhura me inceneratorët, kemi arritur në rezultatin se janë të përfshira kompani që kanë fituar konçesione.” u shpreh Kryemadhi.

Lexo edhe: PD i bashkohet denoncimeve të LSI për inceneratorët: Rama të dorëhiqet, mafia mbërriti dhe në azil

Historia bëhet më e pabesueshme pasi të moshuarit ndonëse rezultojnë të kenë një pasuri me vlerë 30 milionë euro, në fakt jetojnë azil pa asnjë përkrahje.

E moshuara ka rrëfyer për syri.tv se si ishte mashtruar nga dy djem, të cilët i ishin paraqitur në azil si punonjës të prokurorisë, ndërsa i kishin kërkuar që të firmoste disa dokumente. 90-vjeçarja rrëfeu se banka i kishte bllokuar edhe të ardhurat nga pensioni që e moshuara i kishte lënë në bankë, pasi rezultonte me biznes në Laç. Ndërkohë ajo tha se nuk kishte asnjë biznes dhe se nuk ishte në dijeni të kompanisë që figuronte në emër të saj.

“Të ardhurat e vetme të miat janë vetëm nga pensioni. Shkoj atje (në bankë) më gjen dokumentet ai, më thotë, ty t’i kanë bllokuar tatimet se je debitore. Ke biznes më tha në Laç e ku di unë, se di nga bie Lezha, s’kam shkuar kurrë. Unë kërkoja lekët e mia, 600 mijë lekë të vjetra, doja t’i merrja. Të paktën të paguaja 200 mijë. Kur më thanë, i thashë rrini rehat dhe mos u tallni me mua. Nuk jam bërë për t’u tallur, kam qenë strikte. Kompanitë që fliten nuk i kam dëgjuar ndonjëherë. Nuk njoh askënd, as ato çunat. Ku ta çoja unë në këtë moshë, pres ditën kur të vdes moj bijë.

Lexo edhe: Pasuri 30 mln $ nga inceneratorët, Kryemadhi zbulon bisedën me djalin e të moshuarit: S’kanë dijeni

Më vijnë dy djem këtu, më thanë jemi të prokurorisë, kemi ardhur për punën e atyre lekëve që të kanë bllokuar. Më dhanë dokumente për të firmosur, i besova se thanë jemi të prokurorisë. Më thanë që do kisha mundësi të merrja paratë e mia. Drejtori më bëri një shenjë, po unë e kuptova vonë. Ma bëri me dorë, që mos e firmos. Por unë e kisha firmosur. Ishin dy persona. Kam dyshime tani. Marrin pasaportat, japin lekët dhe marrin pasaportat. Unë kam qenë ndihmës mjeke, 35 vjet kam punuar në shkollën e mesme të minierave. E gjitha që më kanë bërë, është mashtrim, hajdutët. Pasi firmosa, as kursimet e mia nuk i mora dot. Zoti të marrë hak, jam në hallin tim”, tha e moshuara.

/Express