Pasuri 30 mln $ nga inceneratorët, Kryemadhi zbulon bisedën me djalin e të moshuarit: S’kanë dijeni - Gazeta Express
string(94) "pasuri-30-mln-nga-inceneratoret-kryemadhi-zbulon-biseden-me-djalin-e-te-moshuarit-skane-dijeni"

Pasuri 30 mln $ nga inceneratorët, Kryemadhi zbulon bisedën me djalin e të moshuarit: S’kanë dijeni

Shqiperi

Gazeta Express

05/07/2022 11:53

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, tregon bisedën e zhvilluar sot me djalin e të moshuarit Thanas Qani, i cili rezultoi me pasuri marramendëse prej 30 milionë dollarësh nga inceneratorët, së bashku me bashkëshorten e tij të moshuar.

“Edi Rama nuk mund të vjedhë 189 milionë dollarë me fatura, me fakte, të marra nga buxheti i shtetit dhe të futura në xhepat e tij për të blerë gjithçka që i duhet, për të larguar vëmendjen nga e vërteta. Po të kishte drejtësi, sot Edi Rama do të ishte koleg me Alqi Bllakon e të tjerë. Sapo u ndama me Thanas Qani, bëra një bisedë, dhe jo vetëm që nuk kanë firmosur një kontratë të tillë, por më 2019 janë thirrur nga krimi ekonomik për një faturë rreth 30 mijë euro, që është quajtur evazion fiskal. Zotëria më bëri të ditur që ky është akti i regjistrimit, në emër të Thanas Qanit, i regjistruar më 8 korrik të 2019 dhe është administrator deri më 2024. Edhe pse krimi ekonomik e ka thirrur dhe ka marrë dijeni që zotëria nuk kishte dijeni për çëshjen, nuk është njoftuar që ishte administrator i kësaj firme, nuk i kanë bërë të ditur asgjë.

Lexo Edhe:

Lexo edhe: PD i bashkohet denoncimeve të LSI për inceneratorët: Rama të dorëhiqet, mafia mbërriti dhe në azil

Ndërsa problemi tjetër që implikon dhe që përsëri këtu duhet të fillojë të hetohet cdo gjë, është që të dy kontratat e Thanas Qanit janë të noterizuara. Të më gjejë një biznes që regjistrohet në QKR pa kontratë të noterizuar. Firma nuk është e Thanas Qanit. Është e njëjta firmë që firmos, por këto i ka prokuroria. Më 2019 është bërë sikur është hetuar për të mbuluar evazionin fiskal, që kompania e inceneratorëve ka bërë evazion fiskal 1 milion dollarë te lumi 6”, tha Kryemadhi.

Gjatë konferencës për shtyp Kryetarja e LSI-së paralajmëroi fakte të reja për aferën e inceneratorëve.

“Siç janë këto fatura që janë për nja 4-5 mln lekë të reja, apo edhe më shumë, ka fatura pafund të Klodian Zotos, të Integrated, të Klodian Zotos që janë faturuar te këto 24 kompani fiktive që kanë bërë evazion fiskal që në fakt është krim financiar sepse janë grabitur paratë e buxhetit të shtetit. Janë grabitur para që kanë qenë mbështetje buxhetore për inceneratorët. Këtu do të jemi, do jemi përsëri prezent me fakte të reja, dokumente të reja.
Gazetarët të mos hedhin shashka sikur janë thirrur në SPAK pensionistët, se nuk janë thirrur sepse nuk e kemi dorëzuar ende padinë për këtë çështje. Bëhet për të shfokusuar vëmendjen. Po, SPAK duhet të thërrasë urgjent dhe ta kthejë nga Holanda kartë postale Edi Ramën dhe ta pyesë me ç’të drejtë ke vjedhur firmat e dy pensionistëve se nuk janë vetëm 2 pensionistë, do të mësoni akoma më shumë. Do të dalin që shumë firma fiktive të krijuara, pronarët e tyre nuk janë në dijeni të firmave të tyre që kanë krijuar. Iu është marrë karta e identitetit, iu është vjedhur karta e identitetit dhe janë kryer veprime të tjera. Megjithatë kjo është në dorë të SPAK-ut”.

/Express