Ince tregon çfarë i mungon Liverpoolit për të qenë ndër skuadrat më të mira në histori - Gazeta Express
string(86) "ince-tregon-cfare-i-mungon-liverpoolit-per-te-qene-nder-skuadrat-me-te-mira-ne-histori"

Gazeta Express

24/03/2020 11:13

Ince tregon çfarë i mungon Liverpoolit për të qenë ndër skuadrat më të mira në histori

Gazeta Express

24/03/2020 11:13

Ish-mesfushori i Liverpoolit, Paul Ince, beson se skuadra e Jurgen Kloppit nuk mund të konsiderohet ende si njëra ndër skuadrat më të mirë në histori të Premierligës pasi që s’e ka dëshmuar se mund të vazhdojë të ketë suksese sezon pas sezoni.

Skuadra e Jurgen Kloppit, që radhitet me 25 pikë në krye tabelës së Premierligës, është vetëm dy fitore larg shpalljes kampione e Anglisë, trofe ky që i ka munguar Liverpoolit në tri dekadat e fundit, transmeton Gazeta Express.

Përkundër që Liverpooli e ka krijuar këtë dallim të madh me kundërshtaret në Premierligë, djemtë e Klopp nuk e kanë të sigurt marrjen e një trofeu në fund, për shkak të dyshimeve të shtuara se a do të mundë të përfundohet sezoni aktual shkaku i krizës së koronavirusit.

Por, edhe nëse Liverpooli arrin ta fitojë titullin e kampionit këtë sezon, Ince beson se skuadra e Jurgen Kloppit s’mund të vlerësohet ende si ndër më të mirat në histori të Premierligës, pasi që fillimisht duhet ta dëshmojë se mund t’i përsërisë këto suksese sezon pas sezoni.

“Është e vështirë të zgjedh, por mendoj se ajo që Liverpooli e ka bërë ka qenë një arritje e madhe. Mendoj se cilësia e Premierligës nuk ka qenë tani siç ishte më parë në të kaluarën”, ka thënë Ince për Goal.com.

“A janë ata një skuadër e mrekullueshme? Nuk mund të them se janë; për t’u quajtur të tillë duhet të fitoni vit pas viti. Mendoj se ata e kanë talentin në skuadër dhe trajnerin për t’u bërë skuadër e mrekullueshme”.

“Skuadrat e mrekullueshme s’ndalen së fituati sezon pas sezoni. Nëse ata e fitojnë titullin këtë vit dhe sërish vitin tjetër, atëherë mund të fillojmë t’i quajmë ndër skuadrat e mëdha të Premierligës”. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement